Frank de Boer ka mbërritur në Itali, duke u thënë gazetarëve ‘Jam i lumtur që jam këtu’ përpara bashkimit me Interin.
Holandezi fluturoi në aeroportin e Linate të Milans në ora 18:37 sipas kohës lokale këtë mbrëmje, pasi ai është gati për të zëvendësuar Roberto Mancinin në stolin zikaltër.
“Shihemi nesër në konferencën për shtyp. Unë shpresoj se ne mund të kemi shumë suksese së bashku këtë sezon. Unë jam i lumtur që jam këtu”, deklaroi holandezi De Boer, transmeton Telegrafi.
Ish-mbrojtësi holandez i fitoi katër tituj të Eredivisie gjatë kohës së tij në krye të Ajaxit dhe ishte ndihmës trajner i Holandës, kur arritën në finalen e Botërorit në vitin 2014.
De Boer ka përfaqësuar klube të tilla si Ajax, Barcelona dhe Rangers gjatë karrierës së tij si futbollist, duke zhvilluar edhe 112 paraqitje për vendin e tij. /Telegrafi/