Trajneri i Interit, Frank de Boer, ka pranuar se situata e Mauro Icardit nuk është e mirë për skuadrën, tifozët dhe klubin.
Kapiteni i Nerazzurrëve është përfshirë në një zënke me ultrasit e zikaltërve, të cilët tashmë nuk e konsiderojnë kapitenin e tyre.
“Situata nuk është mirë për skuadrën, tifozët dhe klubin. Në të ardhmen, duhet t’i shmangim gjërat e këtilla që çojnë te shpërqendrimi nga loja”.
“Të gjithë duhet të mësojnë se si të shmangin gjëra të këtilla në të ardhmen, jo vetëm Icardi”.
“Është shumë e rëndësishme për mua që lojtarët dhe stafi trajnues të jenë të fokusuar në ndeshje”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp duke