Telegrafi

De Boer sheh diçka pozitive nga humbja ndaj Atalantas

Frank De Boer ka folur pas humbjes nga Atalanta, ku paraqitjet e skuadrës së tij e ka ndarë në dy perioda.

Trajneri holandez është parë mjaft i zhgënjyer nga disfata ndaj Atalatas, megjithatë shprehet se skuadra e tij ka dhënë disa sinjale pozitive.

“Ne e dimë se në Bergamo është gjithmonë shumë vështirë për Interin. Ne pjesën e parë kemi parë që ka luajtur vetëm Atalanta, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë, sidomos pas golit të barazimit”, ka thënë fillimisht De Boer për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi befasohet edhe nga Atalanta e Berishës (Video)

“Është gjithmonë e vështirë kur një klub i madh si Interi ka tre humbje radhazi, por sipas mendimit tim, ne mund të përmirësohemi, siç e patë në pjesën e dytë”.

“Për golin e dytë ne nuk ishin të përqendruar dhe humbëm në lojë, ajo ishte e pabesueshme. Unë jam i zhgënjyer për pjesën e parë, pasi ne kemi luajtur me frikë dhe unë nuk e di pse”.

“Kam parë gjëra pozitive në shumë lojëra, por sot në gjysmën e parë thjesht nuk ishte Interi jonë. Ne dominuam pas pushimit dhe krijuam mundësi, që është Interi unë dua të shoh gjithmonë”, ka përfunduar trajneri holandez. /Telegrafi/