Frank de Boer ka folur për aventurën e tij te re te Interi.
Tekniku holandez ka thënë se nuk do të rrisë intensitetin e stërvitjes pasi kjo mund të bëjë që lojtarët të pësojnë lëndime, ashtu siç kishte ndodhur me Liverpoolin e Jurgen Klopp.
“Do e shikoni Interin tim pas katër muajsh, kjo është normë”, ka thënë për La Gazzetta dello Sport.
“Në janar do të keni më shumë ide për atë se çfarë po tentojmë te bëjmë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm tani që mos të rrisim intensitetin e stërvitjes pasi kjo mund të na shpijë te shumë lëndime”.
“Mbaj mend se kur Klopp mori përsipër Liverpoolin në tetorin e kaluar, u përpoq menjëherë të imponojë stilin dhe intensitetin e tij të madh, ashtu siç ishte mësuar te Borussia Dortmundi”.
“Por, me këtë rast ai u përball me shumë lëndime, nëntë në fakt. Ndonjëherë është mirë të ngadalësosh”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/