Telegrafi

De Boer: Ndaj Romës vështirë, Joao Mario në dispozicion

Trajneri i Interit, Frank De Boer, ka folur para duelit të skuadrës së tij ndaj Romës.

Interi i shkon Romës në Olimpico të dielën mbrëma në derbin e kësaj jave në Evropë dhe De Boer është shumë i qetë para kësaj ndeshje.

“Ndeshja ndaj Romës është një prej ndeshjeve më ekscituese, por ne duhet që të punojmë me veten tonë dhe të mbajmë karakterin e fortë. Të gjithë lojtarët janë gati të luajnë, e kjo është luks për mua sepse duhet që të zgjedh cilin të zgjedh apo jo”.

“Roma është ekip i fortë sepse në secilën pjesë të terenit ka lojtarë kualitativ. Ne duhet të përgatitemi për takimin ndaj tyre, përndryshe do të jetë shumë vështirë”.

“Ne duam të fitojmë Scudetton dhe kupën, ashtu sikurse Roma, sepse jemi skuadra që kanë kualitet. Është koha në pyetje kur ekipi do të arrijë nivelin e duhur. Roma mund të mposhtë cilin do ekip”.

“Joao Mario ka stërvitur mirë, ashtu sikurse Brozovic. Do të luajmë me zëvëndësime, sikurse në rastin e Ansaldit i cili ka pak minuta dhe do të hyjë në lojë si zëvëndësim e nuk do të luajë 90 minuta”, deklaroi De Boer. /Telegrafi/