Frank de Boer ka thënë se Interi e kishte humbur fokusimin dhe harroi të luante futboll në ndeshjen kundër Cagliarit.
Nerazzurrët ishin në avantazh prej 1-0 me golin e Joao Marios, mirëpo rezultati u përmbys nga goli i Federico Melchiorrit dhe autogoli i Samir Handanovicit.
“Patëm më shumë hapësira pasi kaluam në epërsi, por thjesht harruam të luanim futboll”.
“Ky ishte problemi sot (e diel). Gjysma e parë ishte shumë e mirë dhe bëmë shumë harkime, por duhet të përmirësohem në zonën e kundërshtarit”, ka deklaruar trajneri për Mediaset Premium.
Ka pasur tension të madh ndërmjet tifozëve dhe Mauro Icardit në Giuseppe Meazza pas autobiografisë së tij, saqë mund t’i merret edhe shiriti i kapitenit.
Kjo ka ndikuar edhe te sulmuesi, i cili e humbi penaltinë në ndeshjen kundër Cagliarit. /Telegrafi/