Site icon Telegrafi

De Boer gjen menjëherë punë?

Frank de Boer u shkarkuar nga Interi, por ai mund të bëhet menjëherë trajner i Galatasarayt.

Holandezi u largua nga ziklatërit pas vetëm 14 ndeshjes duke u zëvendësuar nga Stefano Pioli.

Sipas FCInter1908.it, De Boer mund të provojë një aventurë të re në Galatasaray.

Klubi turk aktualisht ka një trajner holandez , Jan Olde Riekerink, por ai mund të largohet.

Si kuriozitet edhe Roberto Mancini, ka qenë pjesë  e Galatasarayt. /Telegrafi/

Exit mobile version