Telegrafi

De Boer: Barcelona duhet ta blejë Eriksenin, i ka të gjitha që të luajë për këtë klub

Ish- trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka thënë se mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen, mund të luajë pa problem te Barcelona.

Lojtari danez ka qenë i lidhur me një kalim të tij te Barcelona gjatë kësaj jave.

Ish-futbollisti i Barcelonës, ka folur fjalë shumë të mira për ish-lojtarin e tij te Ajaxi.

De Boer dhe Erkisen kur ishin te Ajaxi

“Mendoj që mund të ketë një karrierë të shkëlqyer.  Së pari Ajax, pastaj, Tottenham dhe tani niveli më i lartë”.

“Mendoj që është gati për hapin e madh. Ai i ka të gjitha çfarë kërkohet nga një lojtar që të luajë për Barcelonën”.

“Ai e ka pamje të lojës, punon shumë dhe godet mirë me të dyja këmbët”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/