Ish- trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka thënë se mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen, mund të luajë pa problem te Barcelona.
Lojtari danez ka qenë i lidhur me një kalim të tij te Barcelona gjatë kësaj jave.
Ish-futbollisti i Barcelonës, ka folur fjalë shumë të mira për ish-lojtarin e tij te Ajaxi.
“Mendoj që mund të ketë një karrierë të shkëlqyer. Së pari Ajax, pastaj, Tottenham dhe tani niveli më i lartë”.
“Mendoj që është gati për hapin e madh. Ai i ka të gjitha çfarë kërkohet nga një lojtar që të luajë për Barcelonën”.
“Ai e ka pamje të lojës, punon shumë dhe godet mirë me të dyja këmbët”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/