Gianni de Biasi ka qenë në Palermo për të përcaktuar fushën ku do të stërvitet përpara ndeshjes së 24 marsit me Italinë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF-ja bën me dije këtë lajm teksa shkruan ndër të tjerash ka vizituar edhe stadiumin ‘Renzo Barbera’.
” Trajneri i përfaqësuese kombëtare, Gianni de Biasi ka qenë në Palermo shoqëruar nga zyrtari i FSHF-së, Dritan Babamusta për të parë nga afër dhe për të përcaktuar fushën ku do të stërvitet përpara ndeshjes së 24 marsit me Italinë në Palermo”.
“Po kështu, mister De Biasi ka vizituar edhe stadiumin “Renzo Barbera”, impiantin në të cilin do të luhet ndeshja eliminatore zyrtare me axurrët e Venturës”, përfundon njoftimi i FSHF-së.