Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur gjerë e gjatë për Kombëtaren shqiptare.
Në një moment italiani është ndalur për të folur për lojtarët e Kombëtares të cilët nuk po kanë minuta të shumta nëpër skuadrat e tyre.
Ai ka folur më gjerë për Ermir Lenjanin i cili nuk është aktivizuar me skuadrën franceze Rennes.
“Futbollistët tanë nuk janë mirë këtë sezon me klubet e tyre. Aktualisht disa nuk po luajnë fare, ndërsa ata që luajnë nuk janë në formë”, ka thënë De Biasi në emisionin Opinion.
“Pyetja ime është se si mundet një trajner të mos e fus në lojë një lojtarë si Lenjnani”.
“Më çudit fakti që Lenjani nuk luan pasi ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm për mua te Shqipëria”, ka deklaruar De Biasi.
De Biasi nuk e ka grumbulluar Ermir Lenjanin për dy ndeshjet e fundit ndaj Italisë dhe Bosnje Hercegovinës. /Telegrafi/