Site icon Telegrafi

De Biasi vlerëson Lihtenshtajnin, analizon Spanjën

Në Shqipëri pritet me kërshëri lista e të grumbulluarve për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën të vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018.

Gianni De Biasi e prek paksa temën e ndeshjeve të radhës së Kombëtares teksa flet për Tuttosport që e ka intervistuar për një opinion në lidhje me skuadrat italiane në Ligën e Evropës.

De Biasi paralajmëron për sfidën me Lihtenshtejnin, ndërsa vlerëson Spanjën.

“Kemi një seri ndeshjesh, e para mund të duket e lehtë por nuk është e tillë, pastaj do të përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e pak viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikë. Niveli teknik i futbollistëve të Kombëtares Spanjolle është i jashtëzakonshëm, ashtu siç janë dhe vetë lojtarët, duke nisur nga Diego Costa te David Silva apo Jordi Alba”.

Më pas edhe një tjetër konfirmim besnikërie në drejtim të Kombëtares.

“Nuk pata asnjë telefonatë nga Dinamo Zagrebi, pastaj unë kam një kontratë me Kombëtaren shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj Kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë angazhim”, ka thënë De Biasi.

Exit mobile version