Telegrafi

De Biasi vendos të flasë me lojtarët, para se të dalë në konferencë për shtyp

EPA/ARMANDO BABANI

Gianni de Biasi ka vendosur që të mos flasë para mediave menjëherë pas ndeshjes, por ka lajmëruar se do të zhvillojë një konferencë për shtyp nga hoteli ku është sistemuar Kombëtarja në Luksemburg.

Konfirmimin e ka dhënë në SuperSport zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Gert Çarçani.

Lexo po ashtu Shqipëria mposhtet nga Luksemburgu (Video)

“Trajneri do të dalë në një konferencë për shtyp me të mbërritur në hotel, pasi ka vendosur për të komunikuar më parë me skuadrën”, bëri të ditur ai.

Sipas SuperSport, trajneri qëndroi për shumë minuta pa lëvizur nga banka në fund të ndeshjes, duke mos shkuar bashkë me lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, për të hyrë atje i fundit.

Ndërkaq, pjesa e më e madhe e lojtarëve kanë refuzuar të flasin para mikrofonave pas humbjes së papritur.