Site icon Telegrafi

De Biasi vendos mbrojtësit që do të luajnë ndaj Maqedonisë

Gjatë paradites në stadiumin “Selman Stërmasi” është zhvilluar seanca e vetme stërvitore e kombëtares e programuar nga trajneri De BiaSi për ditën e sotme.

Përgatitjet kanë zgjatur për rreth 90 minuta, ku është punuar kryesisht me vendosjen e ekipit në fushë.

Trajneri i ka ndarë futbollistët në disa grupe gjatë stërvitjes dhe gjithashtu është zhvilluar një test brenda skuadrës.

Nga sa është kuptuar, deri më tani trajneri ka të fiksuar vetëm mbrojtjen për takimin kundër Maqedonisë.

Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli dhe Berisha në portë janë 5 futbollistët që e kanë të sigurt vendin në formacionin titullar ndaj Maqedonisë.

Pjesa tjetër është e paqartë pasi De Biazi ende po provon mundësi të ndryshme për futbollistët që do të hedhë në fushë.

Exit mobile version