Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi, është vendosur përballë kritikave të shumta për lojën e dobët të treguar përballë Maqedonisë.
Në një intervistë me gazetarin Gerti Çarçani në ‘Ora News’, De Biasi zbuloi mënyrën si do ta mundë Spanjën, transmeton syri.net.
“Do të ndërtojmë murin e Berlinit përpara portës dhe më pas do të hidhemi në kundërsulm. Do të shënojmë një gol dhe ia dolëm”.
“Italia dhe Spanja janë ekipe që teknikisht kanë shumë elemente të rëndësishme dhe me mentalitet fitues”.
“Ato fitojnë edhe kur nuk janë në 100 për qind të formës por ne do të provojmë me stilin tonë t’i vendosim në vështirësi pse jo edhe të fitojmë”, ka deklaruar de Biasi.
Më 6 tetor Shqipëria do të udhëtojë drejt Lihtenshtajnit, ndërsa më 9 tetor kuqezinjtë do të jenë përballë Spanjës në “Loro Boriçi”.