Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se lojtari i së ardhmes mund të jetë Ergys Kaçe.
Tekniku italian beson se 23-vjeçari ka një karrierë të madhe para dhe i bën thirrje klubeve të nënshkruajnë me atë pasi çmimi i tij nuk është aspak i lartë.
“Do të thoja Kaçe. Është i datëlindjes ’93, luan për Paok dhe ka cilësi”.
“Mund të luajë të gjitha rolet në mesfushë, me shumë mundësi klubet mund të nënshkruajnë me atë pa shpenzuar shumë të mëdha”.
“Ai mund të bënte mirë në çdo ligë”, ka thënë De Biasi për TMW Radio. /Telegrafi/