Telegrafi

De Biasi tregon arsyet e mungesës së Xhakës dhe Abrashit

Getty Images

Pas lajmit të Telegrafit se Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës, e gjitha kjo në shenjë proteste për injorimin nga trajneri Giani De Biasi, ky i fundit nuk ka mundur të qëndrojë i heshtur dhe e ka komentuar këtë gjë.

Natyrisht që tekniku italian e ka mohuar se refuzimin e lojtarëve për udhëtuar me skuadrën për shkak se kishin pakënaqësi me atë.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”.

“Sot për sot nuk ekziston asnjë problem i këtij lloji”, ka thënë De Biasi.

Ndeshja e ardhshme e Kombëtares së shqiptarëve është ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. /Telegrafi/