Përzgjedhësi i Shqipërisë ka folur rreth ngjarjes së largimit të Taulant Xhakës nga Kombëtarja dhe shprehjen e pakënaqësisë nga mesfushori i Baselit.
“Me të nuk kam pasur asnjë debat, por ishte një SMS që më dërgonte në orën 1:10 te natës, ku më kërkonte të flisnim. Me çoi SMS pas Italisë në atë orë, e pashe të nesërmen në mëngjes se në atë orë e mbaj të fikur telefonin, jam person normal”.
“Në mëngjes kur u zgjova pashë edhe një të dytë e të tretë ku më shkruante se do të largohej. E takova të nesërmen në hollin e hotelit. I thashë shko, shko i qetë. A do të kthehet? Nuk varet nga unë, por nga sjellja se ka gabuar”.
“Janë edhe episode të tjerë larg kamerave, për të cilat nuk dua të flas, nuk jam 27-vjeç si Taulanti që thotë gjëra. Duhet të kuptoni që ka disa dinamika në kokën e lojtarëve, çdo gjë shkon mirë kur luan dhe jo nëse nuk luajnë”, ka thënë De Biasi në emisionin Opinon.
Me tej, trajneri ka theksuar se Xhaka po luan te Baseli dhe është i lumtur atje. “Por, sa më përket mua është një lojtar si gjithë të tjerët”.