Site icon Telegrafi

De Biasi realist: Kalojnë Spanja dhe Italia

Kujtimet e “Euro 2016” janë ende të freskëta me Kombëtaren Kuqezi që dhuroi një det emocionesh, por Gianni De Biasi qëndron me këmbë në tokë.

Ka konfirmuar qëndrimin në krye të Kombëtares Shqiptare edhe për Botërorin “Rusi 2018”, por formati i Kupës së Botës ku kualifikohet vetëm e para e Grupit ndërsa e dyta mund të shpresojë në play-off lë pak shanse për një tjetër kualifikim historik në kompeticionin më madhor të futbollit.

Gjatë një interviste për “Il Gazzetino” në Itali, trajneri i kuqezinjve e bën të qartë se cilat janë skuadrat që kalojnë nga grupi ynë, ndërsa shprehet: “Kalojnë Spanja dhe Italia, mbetet për t’u parë se cila do të fitojë kreun e grupit, jemi dhe ne të Shqipërisë, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni.”

Lexo po ashtu "Ajeti është një mbrojtës shembullor"

Në artikull përmendet dhe një prapaskenë interesante, sipas gazetarit Giangabriele Perre, De Biasi ishte një kandidaturë që i pëlqente dhe Ukrainës që vendosi më pas për Shevcenkon, ndërsa për sa i përket stolit të Italisë ka qenë ndikimi i Lippit që ndikoi në vendimin e Federatës për të fituar kandidatura e Venturas.

De Biasi flet në një intervistë për shumë nga temat aktuale të futbollit italian por natyrisht më shumë interesant për ne Shqiptarët është përgjigja ndaj pyetjes se cilët janë çmimet Oskar të De Biasit për Euro 2016 me trajnerin që shprehet.

“Buffon është portieri që më pëlqeu më shumë, mes mbrojtësve Hummels, në mesfushë 18 vjeçari Renato Sanchez. Në sulm nuk e di, jo Cristiano Ronaldo pasi vendosi pak, dhe as Eder goleadori i finales. Në ndeshjen kundër Shqipërisë shkëlqeu për rastet e humbura”.

Exit mobile version