Site icon Telegrafi

De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent (Foto)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Izraelin.

Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë përballje tejet të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

E veçantë e këtij grumbullimi është se De Biasi ka marrë katër portierë, duke iu shtuar treshes, Berisha, Hoxha dhe Shehi edhe portieri i talentuar Thomas Strakosha.

Në Kombëtare është rikthyer edhe Arlind Ajeti, ndërsa ftesë ka marrë edhe talenti i Pescaras, Rey Manaj.

Ftesë ka marrë edhe Armando Sadiku i cili ka qenë i lënduar deri më tani, ndërsa mungon Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi që pësoi një lëndim ditën e djeshme në përballje me La Galaxy. /Telegrafi/

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Andi Lila, Ansi Agolli, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Migjen Basha, Eros Grezda, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi.

Sulmues: Bekim Balaj, Edgar Cani, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rey Manaj

Exit mobile version