Telegrafi

De Biasi publikon listën, befasi të mëdha në të

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Shqipëria fillimisht do të luaj ndeshje miqësore me Marokun, pastaj do t’i fillojë ndeshjet e kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndaj Maqedonisë.

Risia më e madhe është portieri Thomas Strakosha ndërsa është lënë jashtë Orges Shehi.

Gjithashtu është rikthyer në skuadër Jahmir Hyka dhe Berat Gjimshiti ndërsa në sulm është përfshirë edhe Rey Manaj.

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka, Migjen Basha.

Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj. /Telegrafi/