Telegrafi

De Biasi pas “Euro 2016”, trajner i ekipit italian?

Mediat italiane tashmë kanë filluar të hedhin spekulime për një rikthim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, në serinë A.

Sipas portalit “Romatoday” thuhet se ekziston një mundësi që trajneri i kuqezinjve të drejtojë ekipin e Lazios.

“Nuk përjashtohet pista e Gianni De Biasit, aktualisht trajneri i Shqipërisë, por që ka raporte të mira me drejtorin Sportiv, Igli Tare”.

Emri të tij si drejtues i mundshëm i klubit kryeqytetas, ka ardhur si pasojë e zërave për një largim të mundshëm të trajnerit aktual, Stafano Pioli.

Për këtë të fundit thuhet se pas humbjes ndaj Sassuolos, thelloi krizën brenda ekipit dhe largoi edhe më shumë mundësinë për kapjen e një vendi në kupat e Europës, shkruan Panorama Sport.

Ndërkohë dy emrat e tjerë që mund të drejtojnë Lazion, janë Massimo Odo dhe Cesare Prandelli. Pak ditë më parë, De Biasi e përjashtoi përkohësisht rikthimin në Serinë A, duke thënë se “mund të bësh futboll të mirë edhe jashtë Serisë A”.

Gjithashtu ai tregoi se ka pasur dy oferta, njëra ishte nga një klub i kampionatit italian dhe tjetra nga një ekip që luan në europian, por pa ua zbuluar emrin.