Site icon Telegrafi

De Biasi: Ne luftojmë për pozitën e parë

Trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, shprehet optimist për një kualifikim Botërorin e Rusi 2018 edhe pse në grup është edhe Italia dhe Spanja.

Rreth dy javë nga ndeshja e parë ndaj Maqedonisë (më 5 shtator), De Biasi shton në listën e pretendentëve edhe Izraelin.

“Në jetë nuk duhen përjashtuar mundësitë. Në turin tonë do të kemi Spanjën dhe Italinë, por mos të nënvlerësojmë edhe Izraelin – një skuadër e rrezikshme”.

“Duhet të përgatitemi mirë dhe të provojmë me të gjithë forcat tona pasi kalon vetëm një skuadër ndërsa vendi i dytë shkon në “play-off”. Ne do të përpiqemi arrimë njërën nga këto të dyja”, ka thënë De Biasi për portalin ‘football-magazine.it”.

Tekniku italian foli edhe për paraqitjen e kuqezinjve në evropianin Euro 2016. Ai vlerësoi paraqitjen e Portugalisë, ndërsa shtoi se luzitanët u kualifikuan me po aq pikë sa edhe Shqipëria.

“Portugalia nuk befasoi për sa i përket lojës, veçanërisht në fazën e grupeve, por në finale zhvilloi ndeshje të mirë dhe meritoi të merrte në shtëpi trofeun”.

“Ne morëm të njëjtat rezultate si Portugalia, por për fat të keq nuk arritëm të kalonim fazën e grupeve. Jeta nuk të jep mundësinë që të rikthehesh edhe njëherë. Personalisht mendoj se kam bërë zgjedhjet e duhura”, tha De Biasi.

Exit mobile version