Site icon Telegrafi

De Biasi, në Hamburg dhe Zyrih për kuqezinjtë

Javën e ardhshme, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit do të nisë një minitur të vogël, për të ndjekur disa prej futbollistëve kuqezinj.

Ai do t’i shohë ata nga afër, në ndeshjet e tyre, si dhe do të kontaktojë direkt për të folur rreth situatës më të fundit në klubet ku luajnë, apo edhe formës fizike që kanë për momentin.

Kështu, të premten e 3 shkurtit, De Biasi do të jetë në Hamburg për të ndjekur qendërmbrojtësin kuqezi, Mërgim Mavraj, në sfidën kundër Bayer Leverkusenit, ndërsa një ditë më vonë do të jetë në Zvicër, ku përballë njëri-tjetrit do të luajnë Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku, në takimin e planifikuar të kampionatit zviceran mes Bazelit dhe Luganos.

Trajneri kuqezi vijon të mbajë në survejim të plotë të gjithë futbollistët që janë pjesë e skuadrës kombëtare dhe që aktivizohen në kampionatet e huaja. /telesport/

 

Exit mobile version