Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, mendon se Shqipëria mund të kishte marrë më shumë nga ndeshja e sotme.
Ai është rikthyer në Shqipëri për ta përcjellë ndeshjen por kësaj radhe vetëm në cilësinë e tifozit.
“Ndjeva një dhimbje të lehtë kur e pashë stolin nga larg, por për fat të mirë tani është Panucci aty dhe unë jam i kënaqur”.
“Më vjen keq që nuk e gjeta dot rezultatin 3-0, mungoi vetëm një gol”.
Sipas italianit Kombëtarja shqiptare ka mundur të shënojë edhe më shumë gola në këtë sfidë.
“Por gjithsesi mund të kishin shënuar më shumë se kaq. Nuk i dhashë asnjë këshillë Panuccit, thjesht i thashë që të fitojë sa më shumë ndeshje”, deklaroi De Biasi për “Supersport” pas ndeshjes.