Site icon Telegrafi

De Biasi: Mirë që u ndërpre ndeshja dje

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është ndarë i kënaqur me tri pikë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ndeshjet që luhen në dy ditë janë të çuditshme. E vështirë që të futesh në lojë për 20 minuta sa kishin mbetur. Duhet të them që Maqedonia ka ekip të mirë dhe e vështirë të luash kundër tyre”

“Nuk ka qenë e vështirë që t’i motivojë lojtarët, pasi luajtën një pjesë të parë të mirë ndërsa pjesa e dytë ishte me shi dhe morëm një gol që nuk duhej të merrej, nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë mbrëmë. Duhet t’i gëzohemi fitores pasi kemi tri pikë më Italinë dhe Spanjën bashkë”.

“Mund të themi që u bë mirë që u ndërpre, por futbolli është i çuditshëm dhe askush dje nuk besoi se pas pjesës së parë që mund të barazojnë Maqedonia”.

“Ndeshjet me Izraelin, Lihtenshtajnin, dhe Maqedoninë ne duhet t’i fitojmë”, ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

Exit mobile version