Sot është duke qarkulluar lajmi se Gianni de Biasi, ka kërkuar nga Shqipëria ta lirojnë për shkak se nuk ndjehet i motivuar ta udhëheq kombëtaren kuqezi pas sukseset në Francë.
Tashëm ka dalur në skenë skuadra e Lazios që është duke përjetuar një situatë qesharake me trajner.
Klubi italian është braktisur nga trajneri Marcelo Bielsa, dy ditë pasi ai kishte arritur akordin me klubin, duke shkaktuar krizë te skuadra që kishte pretendime të mëdha në këtë sezon.
Ndërsa presidenti Claudio Lotito ka lajmëruar se do të hedhë në gjyq trajnerin argjentinas, ai ka udhëzuar menjëherë Igli Taren që të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për të.
Lexo më shumë: De Biasi ‘thumbon’ Portugalinë: Më vjen të qaj kur e shoh në finale!
Mediat italiane raportojnë se një prej kandidatëve më të mundshëm për Lazion është Gianni de Biasi.
Trajneri i kuqezinjve ka qenë prej kohësh në orbitën e Lazios, por palët nuk kanë diskutuar asnjëherë konkretisht mundësinë e emërimit të tij në stolin e bardhekaltërve.
De Biasi ka marrëdhënie shumë të mira me Igli Taren, siç e ka pranuar vetë pak muaj më parë.