Site icon Telegrafi

De Biasi lavdëron Kukelin, por ai nuk e kupton italishten (Video)

Albania's coach Gianni De Biasi (R) looks at midfielder Burim Kukeli as he runs during a training session in Perris-Guirrec, western France, on June 7, 2016 ahead of the Euro 2016 football tournament. / AFP / FRED TANNEAU (Photo credit should read FRED TANNEAU/AFP/Getty Images)

Nuk kanë munguar vlerësimet, por as shakatë në darkën zyrtare të organizuar nga qeverisa shqiptare në ndër të futbollistëve të Kombëtares.

Në këtë darkë ishin të pranishëm disa prej krerëve të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. Kreu i qeverisë Edi Rama dhe trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, shpërndanë edhe pasaportat për kuqezinjtë.

Nga ana e tij, trajneri italian vlerësoi mesfushorin Burim Kukeli si një futbollist me cilësi të veçanta në fushë, ndërsa ky i fundit duket se nuk e kuptoi trajnerin italian, pasi ai foli në gjuhën italiane.

“Ka cilësi teknike, shpirtin e sakrificës, dëshirën për të qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës. E admiroj shumë sepse të jesh modest, por të njohësh vlerat është një cilësi e tij”, ka thënë De Biasi për Kukelin.

Por mesfushori i surprizoi të gjithë: “Unë nuk e kuptova (qeshin në sallë). Faleminderit. Jam shumë krenar që luaj për Kombëtaren, për këtë ekip. Falënderoj misterin dhe Kryeministrin për pasaportën”, tha Kukeli.

https://vid.me/5WUX

 

Exit mobile version