Telegrafi

De Biasi: Ky është lideri ynë

epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Trajneri i kombëtares sonë, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë ku ka folur për liderin e kombëtares Lorik Canën.

Ai ka folur edhe për formën e tij, ndërsa ka treguar edhe për disa lojtarë që tashmë luajnë në Serie A.

“Lorik Cana është lideri i ekipit në dhomat e zhveshjes. Po flas si lojtar në fushë, por edhe jashtë saj. Më ndihmon shumë me gjuhën, duke përkthyer çdo gjë në italisht, pasi e zotëron mirë”.

“E di se ka pasur disa probleme fizike këtë sezon, por për ne mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm”.

“Kemi disa lojtarë të mirë, që kanë kaluar nga Zvicra në Serinë A italiane. Jemi një kombëtare që nuk mbërrin rastësisht në Evropian, sepse kemi një grup me mjaft cilësi, që mbi të gjitha ka në kokë konceptin e skuadrës”, ka thënë De Biasi.