Telegrafi

De Biasi konfirmon largimin pas eliminatoreve

Gianni De Biasi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares Shqiptare pas eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Shqipëria është mysafire e Izraelit në ndeshjen e nesërme ( e diel), e cila vjen në kuadër të kualifikimeve për botërorin, por ajo që bëri përshtypje në konferencën për shtyp ishte pyetja rreth renovimit të trajnerit.

Trajneri italian u pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve.

Megjithatë, përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe jo e mirë për tifozët e kombëtares.

“Jo”, u përgjigj De Biasi, teksa vazhdoi konferencën me pyetje tjera. /Telegrafi/