Site icon Telegrafi

De Biasi: Këta dy lojtarë do të ofrohen në Kombëtaren A

epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Në valën e largimeve nga kombëtarja, ka edhe një afrim, ose më saktë rikthim.

Bëhet fjalë për Jahmir Hykën, me trajnerin Gianni De Biasi që duke folur sot në lidhje telefonike për Supersportin, ka konfirmuar se shtatshkurtri i Luzernit është në planet e tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Larg kombëtares prej marsit të vitit 2014, Hyka ka pritur në heshtje, ka punuar fort, është kthyer në një yll te Luzern në Superligën zvicerane dhe nuk është ankuar asnjëherë, duke pritur mundësinë e tij.

Lexo po ashtu De Biasi flet për largimin e Rashicës

Tashmë edhe De Biasi është bindur: “Shqipëria e ardhshme do të niset nga grupi që luajti në Euro 2016, por edhe nga lojtarë si Hyka e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj tashmë do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe po rritet”.

Sezonin e fundit Hyka luajti titullar te Luzerna, duke shënuar 4 gola në 35 ndeshje, por që në 4 ndeshjet e para të kampionatit këtë sezon ka shënuar 3 gola në Zvicër.

Exit mobile version