Pas humbjes ndaj Austrisë 2-1, Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj edhe një ndeshje miqësore.
Kombëtarja e udhëhequr nga De Biasi do të përballen nesër me Luksemburgun, në një takim ku trajneri italian kërkon maksimumin nga lojtarët e tij.
“Ndeshja me Luksemburgun është testi i fundit për të përcaktuar 23 lojtarët që do të marrë me vetë në Evropian dhe ndaj do të shikoj në veprim dhe futbollistë të tjerë por duhet të kemi kujdes e ta luajmë mirë këtë ndeshje, pasi mos harrojmë që Luksemburgu ka mundur dhe Greqinë”.
“Nëse luajmë si në pjesën e dytë ndaj Austrisë me siguri do t’i vendosim në vështirësi”.
Tutje italiani ka folur edhe për talentin e madh shqiptar Milot Rashicën të cilin e ka grumbulluar për herë të parë.
“Rashica është pjesë e një projekti, për Shqipërinë e së tashmes ose për Shqipërinë e të ardhmes. Është një djalë i ri dhe e ardhmja varet vetëm prej tij. Nëse luan ashtu siç ka luajtur me Vitessen do të ketë një të ardhme prej protagonisti në këtë Kombëtare. Nuk e di nëse e ardhmja për të do të jetë tani apo në projektin e dy vjeçarit për Rusi”.
Në fund, De Biasi flet edhe për tifozët, të cilët uron të jenë të shumtë në Francë:
“Tifozët tanë gjithmonë kanë ditur si të sillen në tribuna dhe na kanë mbështetur përherë. Ata duan të jenë lojtari ynë i 12-të dhe janë realisht të tillë. Urojmë që të jenë të shumtë në numër në Francë, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre për të arritur suksesin”, deklaroi De Biasi. /Telegrafi/