Gianni De Biasi është ndarë pjesërisht i kënaqur me lojën e kombëtares shqiptare.
Trajneri italian i Shqipërisë e ka cilësuar humbjen nga Spanja si dobësi të tyre, pasi nuk arritët të luajnë lojën e tyre, ashtu sikurse e kanë përgatitur.
“Sigurisht se nuk është se bëmë një pjesë të parë të keqe, pasi nuk Spanja nuk ishte se bënë shumë raste”, ka thënë fillimisht De Biasi pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Spanja është një ekip i fortë që ta imponon lojën dhe nuk ti falë gabimet. Me skuadrat e tilla nuk të nevojiten lojtarë që e mbajnë topin, por që e lëvizin atë me shpejtësi”.
“Ne e përgatitëm kështu sfidën, por Spanja është ekip që bënë shumë presing dhe luan thellë në fushën e kundërshtarin që e bënë edhe më të rrezikshme si kombëtare”.
“Unë besoj që bëmë një ndeshje të mirë, me një pjesë të parë që nuk e lamë Spanjën të bëjë raste. Por, në pjesën e dytë pranuam gol pas vetëm 10 minutave dhe nuk na doli të luajmë me kundërsulme ashtu si menduam”, përfundoi trajneri i Shqipërisë. /Telegrafi/