Site icon Telegrafi

De Biasi: Kam refuzuar shumë oferta

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet për ndeshjen që do të luajë ndaj Izraelit dhe në vëmendje është rikthyere dhe njëherë tjetër trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi.

Ky i fundit në një intervistë për “tio.ch”, ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka refuzuar shumë oferta.

“Jam ndjerë i përfshirë në projektin e Kombëtares Shqiptare, pasi ishte i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin Kombëtar dhe ka qenë diçka entuziazmuese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar në këtë skuadër. Nuk jam larguar pasi projekti ishte interesant dhe unë jam një prej njerëzve që e mbajnë fjalën”, tha De Biasi.

Trajneri ka foli edhe për Tramezzanin, që drejton Luganon, duke dhënë tërthorazi një mendim për të ardhmen e tij.

“Kur një teknik merr një ofertë nga skuadra me emër dhe ajo është e vlefshme, atëherë bën mirë t’i përgjigjet asaj dhe të ndryshojë ambient”, ishin fjalët e De Biasit.

Exit mobile version