Gianni de Biasi ka folur pas arritjes në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Ai ka thënë se ndihet krenar me kuqezinjtë dhe premtoj se do të arrin shumë në të ardhmen.
“Ju kërkoj ndjesë se nuk di të flasë shqip. Këta djem janë të rinj dhe përmes këtyre do të arrijmë akoma gjëra më të mira. Jam krenar me këta. Ju faleminderit”, tha De Biasi.
Kuqezinjtë janë kthyer në Shqipëri pas eliminimit në kampionatin evropian Euro 2016, ku kanë lënë mbresa të mëdha pas paraqitjes dinjitoze edhe të fansave. /Telegrafi/