Telegrafi

De Biasi: Italianët na e kanë bërë me hile

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku ka treguar se ende nuk po arrin të gjejë një zëvendësues të të larguarit nga stafi, Paolo Tramezzani.

Italiani ka folur edhe rreth takimit me kombëtaren italiane, ku ka kritikuar federatën italiane për përzgjedhjen e vendit, ku do të luhet ndeshja Itali-Shqipëri.

Gjithashtu ai ka thënë se dhuratën e festave nga Babagjyshi e do në muajin, por

“Sa i përket ndeshjes në Palermo, jam i bindur që Federata italiane e ka bërë me qëllim që të mos ketë shumë tifozë, siç do të kishte në ndonjë qytet në qendër apo në veri të Italisë. Megjithatë kam bindjen se tifozët shqiptarë do ta gjejnë mënyrën për t’u organizuar dhe për të qenë të shumtë në stadium, edhe aty.”