Gianni De Biasit vazhdon t’i mbetet peng fakti se nuk po arrin të bindë Carlo Tavechion që t’i japë drejtimin e kombëtares italiane.
Në një prononcim për “Premium Sport”, trajneri i kuqezinjve e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij, edhe pse e pasqyruar më shumë si “detyrë patriotike” sesa dëshirë të tijën.
“Nuk kam krijuar iluzione më parë, nuk kam as tani. Por si italian i mirë, nuk do të më kishte ardhur aspak keq të bëhesha trajner i kombëtares”, deklaroi ai.
Në stolin e Italisë pritet të emërohet Giampiero Ventura, të cilin trajneri Gianni De Biasi e ka uruar publikisht, ndonëse në këtë rast me një thumbim në fund.
“Ndërkaq uroj Venturën që të ketë sa më shumë suksese në futboll, qoftë kjo me kombëtaren apo me një klub”, ishte mesazhi i De Biasit për rivalin e tij.