Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, e ka konfirmuar se ka qenë shumë afër të bëhet trajner i Italisë.
Trajneri i ri pritej të zgjidhej pas Euro 2016, kur u largua Antonio Conte drejt Chelseat.
“Mendoj që kam qenë shumë afër ekipit kombëtar”.
“U takova me presidentin e FIGC, Carlo Tavecchion dhe më tregoi që arsyen. Nuk ka të bëj me federatën. Por tani është Ventura, një njeri i duhur për ekipin kombëtar që është duke bërë mirë”, ka thënë De Biasi.
Italia dhe Spanja janë në grup me Shqipërinë dhe trajneri italian i sheh këto dy kombëtare favorite. /Telegrafi/