Telegrafi

De Biasi flet për të ardhmen e tij

Getty Images

Gianni de Biasi ka qenë mysafir i Blendi Fevziut në emisionin Opinion, ku ka folur për tema të shumta rreth zhvillimeve të fundit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Një nga pyetjet e moderatorit ishte çështja e vazhdimit të kontratës për postin e përzgjedhësit të kuqezinjve.

“Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Tani do ta kemi vëmendjen të përqendruar te ndeshjet dhe më pas do të shohim…”.

“Unë kam dëshirë të qëndroj kur të tjerët kanë besim tek unë dhe mendojnë se mund ta çoj përpara ekipin… E kam fjalën për ata që kanë peshë te federata, presidenti, etj”, ka thënë strategu italian.

I pyetur nga nikoqiri se a dëshiron ta vazhdojë kontratën, De Biasi u përgjigj: ” Pse jo?”.