Ai besonte në fillim të kualifikueseve dhe ai beson akoma tani. Gianni de Biasi nuk është dorëzuar akoma dhe do luftojë deri në fund për kalimin më tej.
Shqipëria e tij është treguar fantastike në dy sfidat e para, por jo mjaftueshëm për të mposhtur fatin dhe mallkimin e minutave të ekstremiteteve të ndeshjes. Tani gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit me Rumaninë, ku fati i kuq e zinjve është dhe në dorën e ekipeve të tjera.
“Unë besoj se mund të fitojmë kundër Rumanisë dhe me tre pikë mund të na mjaftojnë për më tej”, tha italiani, i cili kërkoi që këtë ndjenjë besimi t’ia transmetonte dhe lojtarëve”.
“U thashë të ngrenë kokën dhe të jenë krenarë për atë që dhanë. Përballuam Francën për 90 minuta jo vetëm duke u mbrojtur, por duke krijuar shanset tona.”
Sfida e fundit është të dielën në orën 21:00.