Telegrafi

De Biasi fjalë të mëdha për Lorik Canën që është pensionuar nga Kombëtarja

Kapiteni legjendar Lorik Cana ëshët larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Gianni de Biasi në konferencën për shtyp që është mbajtur për ta publikuar listën për ndeshjet me Marokun dhe Maqedoninë.

“Para së gjithash dua t’u kujtoj të gjithëve se, për herë të parë që nga koha kur unë mora drejtimin e kësaj kombëtareje, Lorik Cana nuk është grumbulluar pasi ka vendosur që të mbyllë karrierën si lojtar i kombëtares”.

Lexo po ashtu De Biasi publikon listën, befasi të mëdha në të

“Këtu dua të vlerësoj publikisht një njeri të jashtëzakonshëm, me shumë vlera njerëzore, përveçse futbollist. Mbi të gjitha kishte aftësinë t’i vinte ato në shërbim të skuadrës”, tha trajneri i kuqezinjve, De Biasi.