Telegrafi

De Biasi fiton “Pankina e Artë Speciale”

Një tjetër vlerësim, një tjetër çmim për trajnerin e kombëtares, Gianni de Biasi.

Tekniku Italian ka marr “Pankina e Artë Speciale”, vlerësim ky që i bëhet trajnerëve më të mirë nga Federata Italiane e Futbollit dhe Shoqata e Trajnerëve Profesionist në Itali.

De Biasi mori këtë çmim në një ceremoni të zhvillua në Coverciano ku ishin të pranishëm emrat më të mëdhenj të futbollit italian.

Trajneri këtë trofe që e bëri atë hyj në historinë e futbollist shqiptar ia ka dedikuar të gjithë futbollistëve të kombëtares kuq e zi.

“Ia dedikoj këtë çmim të rëndësishëm djemve të mi. Është një nder i madh”, ishin fjalët e rastit të Gianni de Biasit.

Këtë çmim sezonin e shkuar e fitoi trajneri i kombëtares italiane, Antonio Conte.