Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas përfundimit të ndeshjes miqësore të fituar në shifrat 2-0 ndaj Luksemburgut është shprehur në konferencë për shtyp se skuadra kuqezi duhet te luante më shpejtë në pjesën e parë.
Tekniku italian i kuqezinjve deklaroi në konferencën për shtyp se zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë i dhanë më shumë gjallëri lojës dhe se golat duhet të ishin shënuar më shpejt.
“Skuadra jonë në pjesën e parë duhet ta luante më shpejt topin dhe të kërkonte më shumë portën. Pjesën e dytë zëvendësimet e kryera i dhanë më shumë gjallëri lojës sonë dhe si rrjedhoje erdhën edhe dy golat”.
“Por duhet te kishim shënuar edhe më shumë gola, ndërkohe që duhet theksuar se Luksemburgu kishte një ekip shumë të organizuar”, deklaroi trajneri i kuqezi, Gianni De Biasi.