Site icon Telegrafi

DC United e udhëheq garën për Mesut Ozilin

Duket se Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Mikel Artetas, pasi tashmë është lënë edhe jashtë ndeshjeve për Ligën Premier.

Gjermani nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i këtij viti, andaj largimi i tij nga Emirates do të ndodhë në janar.

Sipas asaj që raporton mediumi turk DHA, 31-vjeçari është shumë afër t’i bashkohet klubit nga Amerika, DC United.

Lexo po ashtu Ozil drejt transferimin në MLS, disa skuadra duan gjermanin

Mirëpo, gjermani mund edhe të kalojë te Fenerbahce edhe pse problem mbetet paga e tij e lartë.

Skuadra amerikane mund të përballojë shumën që do e kërkojë Ozil, në mënyrë që të realizohet transferimi në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version