Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) e ka përshëndetur transferin e pushtetit në mënyrë të qetë në Maqedoni dhe i dëshiron Qeverisë së re shumë suksese në kryerjen e detyrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
DBM kumton, duke ndjekur përvojën 13 vjeçare, do të vazhdojë të bashkëpunojë me çdo qeveri me qëllim afirmimin e Maqedonisë në mënyrë të veçantë në Evropën Juglindore edhe lidere në rajonin më të gjërë sa i përket gjendjes politike dhe socio-ekonomike.
DBM është e sigurt që kalimi i këtij epiteti është i mundur dhe do të arrihet vetëm me punë të palodhshme dhe reforma përmes qeverisjes së përgjegjshme.
Përveç tjerash DBM thotë se Qeveria e re do të punojë në mënyrë aktive të respektojë sovranitetin, karakterin unitar dhe integritetin teritorial të shtetit të Maqedonisë./Telegrafi/