Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) konsideron se marrëveshja e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është e paqartë dhe kontradiktore.
Kjo Diasporë shpreh shqetësimin e saj për shkak të përmbajtjes, siç thonë, të paplotë, të paqartë dhe kontradiktore të kësaj ujdie ndërmjet dy shtetve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
DBM-ja konsideron se nënshkrimi, si edhe ratifikimi i mundshëm në Kuvendin e Maqedonisë të marrëveshjes me përmbajtjen e tanishme, do të shprehet negativisht në interesat kombëtare të maqedonasve, por edhe në përparimin e marrëdhënieve afatgjate Maqedoni-Bullgari.
Ankesat e kësaj Diaspore kanë të bëjnë me disa paragrafe të Nenit 8 dhe Nenit 11, duke shtuar se marrëveshja është nënçmuese./Telegrafi/