Video- loja Days Gone që lansohet nesër, duket sikur një reflektim i vërtetë, pasi të ndodhte ndonjë apokalips i zombive dhe mënyra se si do të vazhdonte jeta, do ishte e ngathtë, e zymtë, përplot dhunë dhe gjëra që nuk shkojnë mbarë.
Bend Studio e ka zhvilluar këtë video-lojë për PlayStation 4, në një histori që ngjason me Sons of Anarchy dhe The Walking Dead, transmeton Telegrafi.
Për disa orë, lojëtarët kanë mundësi të shfrytëzojnë instinktin e mbijetesës, duke u mbrojtur dhe u munduar për të vrarë si të gjallët ashtu edhe atë që ende nuk kanë vdekur.
Krye personazhi që do t’ju përfaqësojë është Deacon St. John, që i armatosur mirë dhe duke ngasur një motoçikletë do të vihet në aksion.
Bazuar në prezantimet fillestare, Days Gone duket një video-lojë mjaftë ambicione, ndërsa pritet që pas lansimit të jepen edhe vlerësimet e para nga njohësit e këtyre lojërave. /Telegrafi/