Site icon Telegrafi

Davitkovski: Ivanovi i ka tejkaluar të gjitha kompetencat!

Në vazhdën e kritikave ndaj kryetarit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkelje të kushtetutës kësaj radhe kritika vjen nga profesori i Fakulteti Juridik në Shkup, Borçe Davitkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Davitkovski në Top Tema të TV Telmës tha se Ivanovi me deklaratën e tij se do të kërkojë nga ata që do ta formojnë qeverinë e re dy prioritete, edhe atë mbështetje të interesave shtetërore dhe reformave sistematike të sistemit për siguri kombëtare, dhe kjo tregon se kryetari Ivanov i ka tejkaluar kompetencat. /Telegrafi/

Exit mobile version