Alphonso Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për ta përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Los Blanos synon transferimin e yllit kanadez në verë me parametra zero, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Reprezentuesi kanadez ka vendosur të vazhdoj kontratën me Bayernin dhe kësisoj drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë te një tjetër mbrojtës i majtë.
Marca ka raportuar se Reali është duke përcjellë anësorin hungarez të Bournemouth, Milos Kerkez.
21-vjeçari po luan mjaftë mirë në Ligën Premier, teksa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Bournemouth e vlerëson rreth 50 milionë euro yllin e tyre, derisa drejtuesit e Realit po shikojnë mundësinë e transferimit të tij.
Për mbrojtësin e majtë interesim kanë shfaqur edhe dy gjigantët nga Liga Premier si Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/