Site icon Telegrafi

Davies harron Real Madridin, shumë pranë marrëveshjes së re me Bayernin

Alphonso Davies prej disa vitesh është një objektiv i Real Madridit për krahun e majtë të mbrojtjes.

Por kur është futur në muajt e fundit të kontratës me Bayernin, Reali ka insistuar edhe më shumë për të nënshkruar me të.

Ka një kthesë të madhe për të ardhmen e Davies, pasi mbrojtësi kanadez është shumë pranë marrëveshjes së re me Bayernin.

Lexo po ashtu Bayern Munichu i dërgon Daviesit ofertën përfundimtare për rinovimin e kontratës

Gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg ka raportuar se reprezentuesi kanadez ka avancuar në bisedimet me drejtuesit e kampionëve të shumëfishtë të Gjermanisë.

Davies do të nënshkruante një kontratë të re afatgjatë, megjithatë, marrëveshja nuk është bërë ende dhe bisedimet vendimtare do të zhvillohen para Krishtlindjeve.

Lexo po ashtu Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të nënshkruar me Alphonso Davies

Më herët u tha se mbrojtësi i majtë ishte ndër objektivat më të mëdha të Real Madridit për vitin e ardhshëm. Kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në korrik 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version